Home KRYESORE Je e bukur … nga Angelo De Pascalis

Je e bukur … nga Angelo De Pascalis

0

Përktheu: Elona Caslli

Je e bukur…
jo pse bën pak tualet.
Je e bukur
për aq jetë sa ke jetuar,
për ëndrrat që ke brenda vetes
dhe unë nuk i njoh.
Je e bukur
për herët që pret radhën
dhe lë dikë tjetër të hyjë pa radhë.
Je e bukur
për fjalët e thëna kot
dhe për ato fjalë, që shumë larg i kërkon.
Je e bukur
për çdo lot të derdhur
dhe për çdo lot të fshehur netëve
me ndihmën e dritës së hënës.
Je e bukur
për buzëqeshjen që ndjen
dhe përkujdesjen që nuk gjen.
Për emocionet që ndjen
dhe shpresën që krijon.
Je thjeshtë e bukur
si lulja e këputur me nxitim,
si dhurata e papritur,
si shikimi i vjedhur,
si përqafimi i ndjerë.
Je e bukur
dhe nuk ka hiç rëndësi,
në e di apo nuk e di bota këtë gjë.
Je me të vërtetë e bukur
për sytë që dinë të të shohin.

Share:
Reklama juaj