Home KRYESORE Prapaskenat e vizitës së Ramës në Presidencë, ideja e takimit me Metën...

Prapaskenat e vizitës së Ramës në Presidencë, ideja e takimit me Metën u hodhën nga dy socialiste

0

Edi Rama i trokiti në zyrë Ilir Metës mesditën e së mërkurës për çështjen e “detit” dhe vonesën e dhënies së plotfuqisë për nisjen e negociatave me palën greke.

Mësohet se ky takim, nuk është jashtë axhendës, por është hedhur si ide disa ditë më parë. Kanë qenë dy deputete socialiste ato që kanë propozuar këtë takim.

Deputete iniciatorë kanë qenë Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, të cilat mësohet të kenë pyetur kreun e shtetit, se pse ai nuk takohet personalisht me Kryeministrin për çështjen e detit dhe marrëveshjes me Greqinë.

Presidenti i Republikës është shprehur se nuk ka problem të takohet me kryeministrin, dhe se ai është i gatshëm në çdo kohë./360grade.al

Share:
Reklama juaj