Home KRYESORE Video/ Tension në Kuvend, Gruevski tenton të godas Talat Xhaferin

Video/ Tension në Kuvend, Gruevski tenton të godas Talat Xhaferin

Seanca ku duhet të debatohet për Ligjin e gjuhëve ka vazhduar me tensione.

Sigurimi i Kuvendit pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe ish-kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski.

Gruevski është ngjitur lart në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit.

Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të vijë deri tek përleshja fizike mes tyre.

Xhaferi nën presion të opozitës vendosi që të ndërpresë seancën dhe deputetët të shkojnë në pauzë për 15 minuta./ALSATM

 

Share: