Home KRYESORE 23 persona të proceduar nga policia, mes tyre edhe deputetë e kryetarë...

23 persona të proceduar nga policia, mes tyre edhe deputetë e kryetarë bashkie

Policia e Kurbinit ka nisur procedimin penal për 23 persona, pjesëmarrës në protestën e datës 5 Prill, mes të cilëve edhe deputetet Flamur Noka e Besnik Duzha si dhe Kryetarët e Bashkive Shkodër e Kukës, përkatësisht Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu.

Në një njoftim të policisë së Kurbinit, jepen inicialet e 23 personave pjesëmarrës në protestë për të cilët tashmë ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët.

Konkretisht për shtetasit:

N. 47 vjeç banues në Tiranë , N. M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V. T. 56 vjeç banues në Tiranë, A. B., 43 vjeç banues në Tiranë, A. F. 50 vjeç banues në Tiranë, B. S. 42 vjeç banues në Tiranë P. S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L. M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh. Gj. 55 vjeç banues në Tiranë, L. L. 59 vjeç banues në Shkoder, A. D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A. Z. 48 vjeç banues në Tiranë, R. Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj. U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B. Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N. R. 53 vjeç banues në Burrel, B. Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B. H. 54 vjeç banues në Milot, P. M. 50 vjeç banues në Lezhë, E. R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z. H. 57 vjeç banues në Shkodër.

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit, kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë: G. S. 16 vjeç banues në Kurbin, D. C. 16 vjeç banues në Kurbin, K. B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën, janë proceduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.

Share: