Home KRYESORE

Moisi Habilaj ??kyç?? gojën, nuk dëshmon kundër Saimir Tahirit

1
0
SHARE

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen ??Tahiri? nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.

Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t??u përgjigjet.

Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t??i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS. Megjithatë prokuroria është e bindur se me provat e mbledhura, ish-Ministri do të dërgohet në gjyq për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Hetuesit kanë afat deri në fund të muajit Korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet dosja në gjyq./Opinion.al

Share: