Home KRYESORE “Neranxi” si kryeqyteti shijes së Çokollatës realizuar nga duar pastiçerësh italianë me...

“Neranxi” si kryeqyteti shijes së Çokollatës realizuar nga duar pastiçerësh italianë me lënde nga kompania e famshme belge

Sot Instituti Kulinar Neranxi u be kryeqyteti i çokollatës më të shijshme ne Ballkan, realizuar nga duar pastiçerësh profesioniste italianë me lënde te pare nga “Callebaut” qe është kompania me famshme belge e prodhimit te çokollatës dhe me emër te madh ne Europe.

Me recetat inovative të Pastiçerisë italiane dhe artit  te përpunimit të shijes na pastry chef Isidoro Giglio dhe Onofrio Campobello, (docente ne Institutin Kulinar Neranxi) lendes se pare e cila kishte ardhur posaçërisht për Seminarin e sotëm nga dyqanet e Kompanisë belge “Callebaut” nga më të famshme të Çokollatës në Evrope, në njërin prej laboratorëve mësimore të shkollës së Kuzhinës Neranxi, u realizua Seminari i Çokollatave më të shijshme në Evrope.

Pjesëmarrja masive e pronareve të kompanive më të mëdha të miellit dhe pastiçerisë në Shqipëri, sigurisht edhe e studentëve të shkollës Neranxi, u elektrizua nga pasioni dhe përformanca e shkëlqyeshme e dy mjeshtërve italianë të shijes së ëmbël dhe në një laborator të madh e të mbushur plotë dëgjoheshin vetëm zërat e pastiçerive dhe përkthyeses, ndërsa te gjithë shikonin dhe dëgjonin në qetësi absolute gatimin.

Prova e shijes nga pjesëmarrësit e çokollatave të realizuara me hijeshi italiane, produkte belge dhe cilësi të Institutit kulinar më të mirë në Ballkan, bëri të mundur që pushimi i parashikuar pas 90 minutave të para të Seminarit, të mos realizohej dhe mësimi, puna të vazhdojë për rreth kater orë pa ndërprerje dhe me nje inter-aktivitet dinamik te shijeve te Çokollatave dhe akulloreve te çdollojshme.

Perqasje.com pas seminarit pyeti dy shefat e pastiçerisë italiane, Isidoro Giglio dhe Onofrio Campobello, për recetat e realizuara dhe impresionet e tyre gjate dhe pas Seminarit.

1) Mjeshtër mund te na tregoni cfarë recetash realizuat sot ne Seminar?

Isidoro Giglio: Fillimisht dua te falënderoj organizuesit dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme ne Seminar sa laboratori ynë i madh nuk kishte me vende te lira. Nuk mund te le pa përmendur seriozitetin e e te pranishmeve dhe pasionin qe u demonstrua gjate Seminarit. Ndihemi te vlerësuar dhe te kënaqur nga këto kare ore pune dhe ju rrëfehem se nuk ndjejmë fare lodhje.

Për recetat më duhet tu them se realizuam receta inovative duke ju përshtatur cilësisë maksimale të produkteve “Callebaut” dhe prestigjit te jashtëzakonshëm të Kompanisë “Neranxi”.

Pastiçeria sipas nesh është art dhe ne sot kemi krijuar receta të reja dhe u vlerësuam si nga drejtuesit e Kompanise z. Nikollaq Neranxit dhe familjes së tij, përfaqësuesve të kompanisë “Callebaut” por edhe pjesëmarrësve të shumtë nga biznesi shqiptar ne këtë vend te mrekullueshëm.

2) Me vjen shume mire. Mjeshtër mund te na thoni cilat ishin krijimet tuaja sot? Dmth recetat te cilat edhe unë qe ju ndoqa mund te pranoj se ne punën tuaj ka art dhe behet fjale për art te cilin e kuptojnë, dëshirojnë dhe duan ta shijojnë te gjithë.

Onofrio Campobello: Ju falënderojmë për vlerësimin tuaj dhe për punën tuaj qe e bëni me fotot dhe artikuj qe shkruani për punën e shkollës tone. Ju jemi vërtete mirënjohës sepse besojmë qe e gjithë kjo pune e madhe mësimore qe realizohet këtu duhet te njihet nga publiku i gjere.

Nese do flasim për recetat duhet te dini qe kemi punuar shume për ti realizuar ato dhe jemi konsultuar shume me njeri tjetrin dhe asistentin tone shqiptar dhe besoj ja dolëm me sukses ti kënaqim te gjithë dhe kjo shquhet lehtësisht tek të gjithë të pranishmit.

Dhe tani po ju listoj, ja pa pasion, recetat e realizuara sot në Seminar dhe të cilat ishin: Mousse me Çokollatës të Zezë, me Qumësht dhe të Bardhë Callebaut, Ganazh me Cokollatë të Zezë dhe të Bardhë Callebaut, Cookies me Cokollatë, Tartuf me cokollatë të zezë Callebaut, si dhe recetat e famshme te Akullores me Cokollatë dhe Cacao Naturale, Cioccolato Scomposto, Nero Fondente, Sao Thomè with Passion Fruit, Beglian Kiss, Calbujotto
Cremino, Ovetto, Triple Gold dhe La mia Choco Africa.

Ajo që duhet të them për ta përmbyllur qëndron në faktin se pjesa më e madhe e produkteve pervec shijimit që ju be live nga të gjithë, ato ju shitën direkt pjesëmarrësve të shumtë dhe kjo flet vete. Apo jo?

Ja torta që realizuam po i shkon klientit që e bleu i pari…

3) Sigurisht dhe padyshim ndaj mendim të njëjte me ju. Komplimentet e mia dhe faleminderit për çokollatat shumë të shijshme dhe këtë interviste direkt pas Seminarit.

 

Share: