Home KRYESORE E fundit/ U hodhën nga pallati, kush është çifti që vendosi t’i...

E fundit/ U hodhën nga pallati, kush është çifti që vendosi t’i jepte fund jetës në të njëjtën kohë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 30 Vjetori në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga ballkoni i katit të tetë të një pallati.

Dy bashkëshortët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes. Viktimat janë identifikuar si Kujtim dhe Këze Agalliu,78-vjeç dhe 70-vjeç.

Mësohet se ata jetonin vetëm, pa fëmijët e tyre, dhe herë pas here për ta kujdesej një punonjëse të cilën e paguanin. 4 fëmijët e çiftit, 3 djem dhe 1 vajzë jetonin në emigracion. Nuk dihet nëse çifti ka pasur komplikacione shëndetësore, që mund të kenë çuar në një akt të tillë fatal.

Zona quhet ndryshe dhe Pjeshkorja, ndërsa pallati ka qenë një ndërtim i viteve të fundit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre. 

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: