Home KRYESORE Nuk ikim nga Shqipëria, por nga qeveria! Nga Dritan Shano

Nuk ikim nga Shqipëria, por nga qeveria! Nga Dritan Shano

Ikim nga vështirësia, nga përgjegjësia; ikim me vendimin për një jetë më të mirë, argument të cilin nuk e kundërshton dot, edhe pse e dimë brenda vetes se po të përballemi më të mirën do bënim këtu. Por na është shuar qiriu!

Mendoj se shqiptarët që kanë ikur e po ikin në këto 29 vjet nuk kanë ikur nga Shqipëria por nga Qeveria. Asnjë shqiptar nuk braktis Shqipërinë, por Qeverinë! Atë të rradhës. Kjo sepse ka një ofertë qeverish (rregullash loje) më të mira kudo vërdallë nesh, më të mira se ajo që lenë pas. Më të mira, më të ngrohta, më dinjitoze, më… Qeveri të zdruguara në shekuj nga populli i vet, atje ku nxitojmë të marrim pashaportën, t’i këndojmë himnin, t’i bëjmë betimin, t’i bëhemi pjesë. Mospërballja me qeverinë e Shqipërisë, e përkeqëson qeverinë që vjen edhe më shumë, dhe kjo na ka ndodhur para syve …

Ndaj ju them: O ju që ikni, shumë shpejt nuk do keni më as ku të ktheheni, as pse të reja që të ktheheni …

Share: