Home KRYESORE Rama sulmon Nishanin: Vëllai i tij ktheu mensën e Qytetit Studenti në...

Rama sulmon Nishanin: Vëllai i tij ktheu mensën e Qytetit Studenti në loto

Kryeministri Rama i ndodhur ditën e sotme në Qytetin Studenti ka folur edhe për ndërtimin e Kampusit Universitar të Ri Universitar.

Në këtë takim ai ka sulmuar ish-presidentin Nishani, duke thënë se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e qytetit Studenti dhe atë e ktheu në lloto.

Sipas Ramës , problem për ndërtimin e kampusit dhe godinave në qytetin studenti janë bërë ish-zyrtarët e kaluar të PD-së që sipas tij kur ishin në pushtet kaluan në pronësi godinat dhe ambientet e Qytetit Studenti.

“Vëllai i Presidentit mori mensën në qytetin student dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

 

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, tha Rama/opinion.al

Share: