Home KRYESORE Në pikëpyetje fati i Dakos, për Durrësin vetëofrohet një kandidat

Në pikëpyetje fati i Dakos, për Durrësin vetëofrohet një kandidat

Publikimi i materialeve nga BIRN për Vangjush Dakon duket se ka rënduar pozitat e këtij të fundit për të mos rikandiduar në krye të bashkisë së Durrrësit. Zyrtarisht nga Partia Socialiste është thënë se këtë do ta vendosë kryesia dhe baza e socialistëve në qytetin bregdetar.

Ndërkohë në një intervistë për Gazetën Shqiptare, deputeti socialist Spartak Braho shprehet se djali i tij Arbër Braho vetëofrohet për të drejtuar një nga bashkitë më të mëdha të vendit.

“Është vetëm një dëshirë e tij në mbështetje dhe si një kandidaturë që mendon t’i ofrohet Partisë Socialiste meqënëse ka pesë vjet si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit”, ka thënë Spartak Braho për Gazetën Shqiptare.

Bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në Republikën e Shqipërisë, për herë të parë do të aplikohet edhe kufizimi i mandateve të të zgjedhurve vendorë. Sipas ligjit të ri, neni 59, “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”. Më përpara nuk kishte kufizim për mandatet e kryetarëve të bashkive. Parlamenti u bazua në ndryshimin e ri në modelin italian, i cili kufizon të zgjedhurit vendorë në dy mandate./Opinion.al

Share: