Home KRYESORE Rrebeshe dhe dëborë në zonat malore, si do të jetë moti gjatë...

Rrebeshe dhe dëborë në zonat malore, si do të jetë moti gjatë javës

Nga dita e hënë reshjet e shiut do të nisin në gjithë vendin. Të paktën kështu njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, që thekson se në jugperëndim do të ketë rrebeshe.
Pas mesditës të së hënës, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qëndrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora. Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit. Temperaturat, do të pësojnë luhatjet si në tabelë./ Opinion.al

Share: