Home KRYESORE Video e kryebashkiakut, reagimi i parë nga PS. Voda: Të vërtetohet nëse…

Video e kryebashkiakut, reagimi i parë nga PS. Voda: Të vërtetohet nëse…

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste pas publikimit të videos, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë. Deputeti Xhemal Qefalia në një emision televiziv ka thënë se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij.

Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.

Nga informacionet që disponoj zotëria në fjalë jo vetëm ka përmbushur detyrën e tij por ka treguar maturi. Për të fliten fjalë shumë pozitive. Vazhdoj t’i besoj reagimit të tij. Në rast se vërtetohet një gjë i tillë nuk mund të pajtohet as Rama dhe askush tjetër, pasi një përfaqësues i pushtetit vendor duhet të jetë model në nivelin e sjelljes. Për sa kohë kemi një video-montazh të Babales pse mos të dyshojmë edhe te kjo. Nuk mundet një drejtues i pushtetit vendor të ketë integritetit të drejtojë një qytet në këtë formë por për sa kohë nuk është vërtetuar. Duhet të vërtetohen të gjitha kamerat, dëshmitarët. Do vihet në lëvizje edhe prokuroria. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, çdo opozitë kërkon zgjedhje që ditën e dytë pas humbjes, por kjo opozitë i kishte zgjedhje por nuk kishte pjesë. Në disa bashki pa kryebashkiakë, ngërçi po krijohet nga presidenti i Republikës“, tha Qefalia.

Ndërkohë Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda një Abc News ka thënë se fillimisht duhet të vërtetohet nëse video është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë do të veprojnë agjencitë ligj-zbatuese.

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha ajo./ Opinion.al

Share: