Home KRYESORE “Zeusët” i përgjigjen avionëve turq duke demonstruar forcën ditën e “Oxi”-t (Video)

“Zeusët” i përgjigjen avionëve turq duke demonstruar forcën ditën e “Oxi”-t (Video)

“Mirëmëngjesi Greqi, me emocion të madh dhe krenari do ta mbajmë flamurin tonë lartë, Greqia jonë! Gëzuar datëlindjen Selanik, për shumë vite”.

Ky është mesazhi që është lëshuar sot kabina e avionëve të skuadriljes së aviacionit grek “Zeus”, e cila demonstroi përpara syve të presidentit Prokopis Pavllopullos përmes kryepilotit Sotiris Strali, i cili numëron më shumë se 1500 orë fluturimi me F-16-ën më të avancuar të ushtrisë greke.

Athina demonstroi forcën e saj ajrore përmes flotës ajore së “Zeus”, e cila përballet çdo ditë me provokimet e avionëve turq që shkelin kufirin grek. Sot Greqia feston 28 tetorin 1940, ditën kur kryeministri Metaksas i tha “Jo” Benito Musolinit /360grade.al

Share: