Home I pakategorizuar Ilir Kulla, Ceremonia e shenjterimit te Katedrales Orthodokse dhe simbolikat…

Ilir Kulla, Ceremonia e shenjterimit te Katedrales Orthodokse dhe simbolikat…

Ceremonia e shenjterimit te Katedrales Orthodokse te Tiranes eshte nje ngjarje historike ne shume kuptime. Se pari te gjithe kreret e Kishave Orthodokse si dhe Krye-ekumeniku Patriarku Bartholomeu ishin ne Tirane ne ceremoni. Themeluesit i Kishes Orhtodokse Autoqefale Shqiptare Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi do ta kishin enderruar nje moment te tille ku te gjithe kreret e Kishes me te vjeter Post-Bizantine do te vinin ne Tirane dhe pervecse do ta njihnin pavaresine e Kishes Shqiptare De Jure, do ta njhnin ate dhe De Facto. 16 vite zgjaten negociatat e shtetit shqiptar deri ne njohjen e Pavaresise se Kishes Shqiptare nga Patriarkana dhe ky ka qene nje nga sukseset me te medha diplomatike te Qeverisjes se Mbretit ZOG.

Se dyti kjo ceremoni kishte mbledhur kreret e politikes shqiptare duke perjashtuar per nje dite sherret e perditshme te Tiranes politike. Se treti sot ne Tirane ishin kreu i Kishes Orthodokse serbe dhe perfaqsuesit e kishes Ruse. Kisha serbe ka luajtur nje rol kunder kishes Shqiptare ne themelimin e saj ne vitet20-30 por edhe ka qene organizata me aktive kunder shqiptareve te Kosoves ne genocidin e viteve 90′. Doktrina serbomadhe ka qene e bazuar ne Dogmen se Kosova eshte zemra e Serbise sepse aty ndodhen kishat me te famshme orthodokse te Ballkanit por ato jane serbe. Ne vitet 1300 Princat shqiptare arbnore te atyre viseve ishin orthodokse e nen bizant, keshtu qe kishat e tyre nuk mund te ishin kisha te dikujt tjeter, ne nje gjuhe tjeter.

Prania e Fortlumturise se Tij Irenej ne Tirane i jep fund perralles dogme se vetem serbet qenkan “orthodokse” , por tregon se nje sjellje ndryshe ndaj besimeve jo fondamentaliste si ajo e Kishes serbe, shmangu tragjedi te tjera ne Ballkan si ajo e Bosnjes dhe te qenit te tij ne Tirane sot eshte deshmia me e mire e deshtimit te 30 vjet ultrafondamentalizem serb bazuar ne filozofine fetare, fundja ky ka qene dhe shkaku kryesor i shperberjes se dhunshme te ish Jugosllavise. Tani do them edhe 2 gjera te cilat jam i bindur do krijojne polemike por edhe polemika perben sukses. Sot Kreu i Kishes Orthodokse Autoqefale shqiptare u be realisht Krye-Peshkopi shqiptar duke hyre ne histori qe pavaresisht se eshte grek do ti bashkangjitet Trios se themeltareve te Kishes sone Peshkop Kristofor Kisit, Peshkop Visarion Xhuvanit dhe Peshkop Fan Stilian Nolit, kjo gje nuk do ti pelqeje shume ne shqiptareve, por kur Janullatosi te nderroje jete do te jete ne mundesine e Peshkopit te ardhshem shqiptar dhe Sinodit te shenjte te deshmoje sesi do jene pasardhesit e Peshkop Kisit.

Se fundi duke pare qe historia e ndertimit te kesaj katedrale ishte nje histori suksesi, klasa politike shqiptare duhet te kuptoje pse eshte urgjente ndertimi i Xhamise se Madhe te Tiranes, per te dhene mundesimin e plotesimit te simboleve te bashkejeteses fetare ne Kryeqytetin e Shqiperise Tiranes por edhe per te mos neperkembur besmitaret myslimane qe prej 23 vjetesh falen ne rruge ne ditet me te shenjta fetare per ta. Besoj se Kryepeshkopi i Jeruzalemit mund ti deshmoje Klases Politike shqiptare sesi ne nje koder ne shume pak km 2 ne Jeruzalem bashkejetojne tre tempujt me te shenjte te te treja Besimeve Muri i Loteve, Sepolkri i Shenjte dhe Xhamia Al Aksa.”

Share: