Home I pakategorizuar Votat e Mimi Kodhelit ne sondazhin e Fevzos..

Votat e Mimi Kodhelit ne sondazhin e Fevzos..

Nga Ylli Dylgjeri

Nga sondazhi i Fevzos në Klan, më bëri përshtypje numri i paket i votave për Ministren e Mbrojtjes Kodheli. 146…?

As edhe një batalion nuk i jep votën Ministres?  Nuk e besoj!  Ose, duhej fshehur rezultati i votimit…

Nuk bën që në kohë të vështira, të terrorizmit, Ministrja e Mbrojtjes të jetë në fund të qeverisë… Mosbesim? Çu pa që u mblodh edhe Komiteti i Sigurisë Kombëtare?

Ose jemi shpi e pushkë, e nuk na duhet ministri. Ose nuk shkon Ministre Mbrotje me emrin Mimi..? Ose është harruar e nuk hyn në punë me sllogani ” Mbrojtja e Atdheut çështje e gjithë popullit”. Nëse është kështu, atëhere s’është as çështje e Mimit. Kohë të vështira, Nuk po kuptoj gjë. Punë grash thua…?

Share: