Home KRYESORE Dimri sapo ka nisur… dhe sa fëmijë të tjerë do të vdesin...

Dimri sapo ka nisur… dhe sa fëmijë të tjerë do të vdesin që shteti të bëj diçka!?

Nga Pastor Akil Pano

Një ëndërr tjetër e thyer, një shpirt I dëlirë që tanimë nuk ndjen më të ftohtin e mikpritjes të kësaj jete; as indiferentizmin e shoqërisë dhe as injorimin e autoriteteve vendore dhe qëndrore që na qeverisin. Një foshnjë të cilën Krijuesi e ka marrë në një vend ku nuk ka ftohtë, as dhimbje e lotë, as një sistem të kapur nga korrupsioni e as padrejtësitë që mundojnë tokën.

Një foshnjë e cila tanimë është larguar nga vendi që ishte i padenjë për ta pritur e rritur atë, toka që sheh me indiferentizëm të dobëtin dhe i është nënshtruar pa kushte të fortit. Vetëm përpara pak ditësh në emisionin Opinion në TV Klan prezantova përpara Ministrit të Çështjeve Sociale, ëndrrat e disa fëmijëve nga Komuniteti Rom me të cilët Kisha jonë punon prej disa kohësh.

Ëndrra që na lënë pa fjalë!!!

Një vajzë e vogël ëndërronte që mamaja e saj të lirohej nga burgu, pasi ishte dënuar se kishte vjedhur për të ushqyer familjen. Një vajzë tjetër ëndërronte të kishte ushqim të mjaftueshëm. Një djalë kërkonte të kishte energji elektrike në kasollen ku banonte. Një vajzë ëndërronte që kur të rritej të bëhej mësuese. Këto ishin deshirat dhe ëndrrat e disa fëmijëve Rom që Zoti t’i dëgjonte dhe plotësonte këtë Krishtlindje.

Foshnja tre muajshe sigurisht që do të kishte ëndrra, e këto do t’i ndante në perspektivën e të ardhmes që duket se kurrë s’ndryshon mes grupit të fëmijëve Rom që jetojnë në Shqipëri. Por se, sot ajo është e lirë nga çdo prangë shqetësimi dhe frike që mban të lidhur miqtë e saj të vegjël që jetojnë mes nesh. Ndaj, për një moment i nxitur nga liria e saj dhe fatet e tmerrshme të realitetit tragjik të asaj që po ndodh në shoqërinë tonë brenda një komuniteti të caktuar, i drejtohem publikisht;

Ministrit të cështjeve sociale dhe kryetarit të bashkisë:  dimri sapo ka nisur… dhe sa fëmijë të tjerë do të vdesin që shteti të bëj diçka!?

Zot ndihmona!

Share: