Home KRYESORE Lulzim Basha një hap përpara ne kontrollin e PD…

Lulzim Basha një hap përpara ne kontrollin e PD…

Lulzim Basha është hedhur në kundërsulm ndaj kritikëve të tij në PD dhe me një strategji te mire menduar. Ai ka kërkuar sot nga ata, që t’iu hapin rrugën të rinjve. “Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por te inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive ” – tha kryetari i PD me nje ze te sigurte ne takimin e themelimit te Fondacionit per Liri Demokratike dhe Liberale. Lulzim Basha është hedhur në kundërsulm ndaj kritikëve të tij konservatore në PD te cilët mund te mendohen si njerëz qe nuk pranojnë tjetër lider ne PD veç Sali Berishes.

Share: