Home KRYESORE Ndaj, reforme dhe dekriminalizim edhe ne media!

Ndaj, reforme dhe dekriminalizim edhe ne media!

Nga Zilie Feci

Ka ca gazetarë në këtë vend, që betohen për profesionalizëm, për korrektesë, për mospërfshirje, për paanshmëri e të tjera si këto. Por ja, që të palarat u dalin shpejt në shesh. Ka ca gazetarë që paguhen me pak a shumë 1 milionë lekë të vjetra në muaj dhe nuk lënë fundjavë pa bredhur sa brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Duket që bëjnë shpenzime, sepse vetëm biletat e avionit kushtojnë një djall e gjysmë.

Tani, ky gazetar me çfarë të ardhurash bredh nëpër botë, shpesh edhe i shoqëruar me bashkëshorten, nëse jeton thjesht me pagën në median ku punon!? Pra, përpara se të betohen për ndershmërinë e tyre në karrige studiosh televizive, të thonë edhe nga i sigurojnë të ardhurat për udhëtime, kur të gjithë e dinë, se ai gazetar, apo ajo gazetare nuk kanë ndonjë pasuri të trashëguar, si fjala bie Blendi Fevziu, apo ndonjë tjetër.

Pra, që të jesh i besueshëm në ato që thua, duhet të na bindësh si i siguron të ardhurat, se me punë të ndershme, nuk ka asnjë mundësi. Për shkak të angazhimit prej shumë vitesh në media, njoh gazetarë dhe gazetare që paguhen shumë më shumë se ata që bredhin studiove dhe nuk u del llogaria për të kaluar çdo fundjavë jashtë tirane, apo njëherë në muaj jashtë Shqipërie. Ndaj, reforme dhe dekriminalizim edhe ne media!

Share: