Home KRYESORE Nimça, kush vrau, kush heton (?!) Historia e uraniumit ne Shishtavec!

Nimça, kush vrau, kush heton (?!) Historia e uraniumit ne Shishtavec!

Nga Azem PARLLAKU

Në muajin prill, Presidenti i Republikës Nishani kreu një vizitë në komunën e Shishtavecit në Kukës. Kjo vizitë më shumë kishte për qëllim, thirrjen e Presidentit drejtuar komunitetit të kësaj komune, e atij të komunave përreth, për të mos e braktisur vendin e tyre, kjo për faktin se ishte shtuar numri i azilkërkuesve nga ky komunitet, kryesisht në Gjermani dhe Austri.

Në fakt fshatrat e kësaj komune janë bjerrur me kohë. Kryesisht të rinjtë kanë emigruar shumë më herët, tashmë ata janë në vetvete një komunitet i shëndetshëm në Angli. Duke përfituar nga kjo vizitë e Presidentit në Shishtavec, kryetari i komunës i’u drejtua bashkëvendasve të tij, për të rekomanduar në lidhje me problematikën që do t’i bëhej prezente kreut të shtetit.

Duke i’u bashkëngjitur kësaj ftese, qasja në fjalë kish të bënte me një kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës, për të autorizuar nisjen e hetimit, nëse ishin vulosur sic duhet vatrat e kërkimit të uraniumit në këtë zonë, mbasi për të vërtetën është heshtur cuditërisht.

nishani ne shishtavecDikur, ishte besuar që, ky vend do të prodhonte floririn. U ishte dhënë porosi njerëzve që, të mos flisnin. Inxhinierët e minatorët paguheshin mirë, mbasi ata e kishin nisur lojën me vdekjen.  E kjo aventurë e solli shpejt atë, mbasi këtë të fundit e kishte ushqyer psikoza e krijuar atëbotë, se nëntoka jonë ishte aq e pasur, madje këtu ishte zbuluar uranium.

Vetë Mehmet Shehu, kryeministër i asaj kohe interesohej shpesh për qindra metrat e galerive të kërkimit. Ishte folur për një kamping të ngritur nga specialistë të ardhur nga Kina. Madje ishte folur edhe për një zemrim të njerëzve këtu me kinezët, mbasi disa raste ishin pikatur humbje e kafshësh deri qen dhe mace.

Më vonë kinezët do të iknin, e do nxitohej më tutje për t’i mbyllur qindra metrat e galerive, kështu do të varrosej ëndërra se nëntoka këtu në Nimçë ishte e lakmuar.
Shkëlqimi i përkohshëm, pasojat dhe vdekja e shpejtë e njerëzve, e lanë Nimçën të harruar, për të na e kujtuar aty nga viti 2001, kur në botë flitej për sindromin e uraniumit në Ballkan.

Do të ketë qenë kjo koha, kur Nimça do të ripërmendej sërish. Aty përreth galerive të mbyllura, do të shfaqeshin njerëz “misterioz딝, që vinin e iknin shpejt. Helikoptrët e KFOR-it, do të shiheshin të fluturinin disa herë ulur mbi barkun e maleve këtu në Grykën e Vanave. Entusiaztët nxituan drejt arkivave për të kërkuar hartat ruse të shënjuara me germa e simbole kineze…!

Skeptikët, nga ana e tyre ishin të vëmendshëm, mbasi e dinin që çështja e sindromës, kishte të bënte me raportimet për shëndetin e paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë.  Përmendja e sindromës ballkanike, u përdor më tepër si koperturë, se sa ishte në realitet ajo. Kureshtja për të mësuar më shumë, më kishte çuar disa herë në arkiva, e kisha tentuar për të takuar dikë që, kishte një njohje të vërtetë për atë kohën e shkëlqimit në Nimçë.

Në këtë kërkim më ranë në dorë shënimet e inxhinierit Gëzim Shima, i cili kishte bërë pjesë në ekipin e kërkuesve të uraniumit shqiptar.  Inxhinieri kujtonte se, puna e grupit të cilin ai drejtonte, ishte tepër e ndërlikuar dhe nën masa të rrepta sigurie. Interesant është fakti që, në galeritë e kërkimit duhet të punonin njerëz, të cilët duhet t’a mbanin sekretin.

Ajo që, më vjen të mendoj në këto momente, është se në këto galeri, puna mund të jetë vlerësuar më shumë se ajo në uzinat sekrete të ushtrisë.

Të parët kishin qenë rusët aty nga viti 1960, të cilët kishin thënë se Shqipëria kishte nivel të varfër me lëndë radioaktive të tipit uranium. Koha më vonë do të tregonte se inxhinierët rusë kishin patur të drejtë. Me hartat e braktisura nga rusët në duar, vetë kryeministri i kohës Mehmet Shehu, do t’ua linte specialistëve kinezë, e inxhinierve të besuar të tij aventurën në kërkimin e uraniumit, këtij elementi radioaktiv.

Nimça, fatkeqësisht ishe pikatur si “toka e elementit të rrall딝.

kukesiNë vitin 1970, në Nimçë ishte zbuluar një damar minerali me përmbajtje të vrasësit të fshehur radioaktiv. Të dhënat e specialistëve flasin për mineralin e zbuluar i cili kishte një sasi deri në 0,5 përqind uranium. Psikoza e kohës, nuk dëshmoi tjetër veçse torturë e vdekje të shpejtë të minatorëve në këto galeri, mbasi minerali që, mbarte vrasësin e fshehtë, nuk krahasohej me kushtet e punës, teknologjinë e shfrytëzimit, e përqindjen e përmbajtjes, siç e kishin “nëntokat e elementit të rrall딝, në Çeki, Francë, Suedi, SHBA, Rusi, e vende të tjera. Rezervat e uraniumit të Nimçës, në një masë të madhe rezultuan se ishin përzier me një tjetër lëndë helmuese plumbin.

Kinezët që kishin kërkuar këtu, punonin me mjete mbrojtëse, ndërkohë kështu kishin porositur dhe puntorët shqiptarë në këto galeri.

Çuditërisht, shqiptarët e kishin shpërfillur këtë masë sigurie, me ç’duket “nëntoka i donte më të ri” në barkun e brinjët e Gjallicës e zgjatimeve përreth. Kinezët e braktisën Nimçën në vitin 1974, duke shënuar njëlloj siç dhe rusët përbri hartave; “..mos u lodhni, e keni kot..” Mehmet Shehu, sërish i ka thirrur të besuarit, e duhet t’i ketë porositur, “…të kërkohet, nuk u besojmë as rusëve, e as kinezëve…”.

Kështu, nga ajo kohë deri aty nga viti 1986, prekja e vdekjes dhe pasojat e “vrasësit të varfëruar”, u shndërruan tragjikisht për fatin e banorëve të Nimçës. Mbase 80 përqind e tyre tashmë të larguar nga andej, ka gjasë të mos të të duan kur u kujton vendlindjen e tyre, si njërën nga zonat më të populluara hershëm në histori.

Aty deri në vitin 1986, nga këto galeri kishin dalë jashtë drejt laboratorëve vetëm kampione të mineralit që përmbante uranium. Përqindja ishte aq e varfër, e çuditërisht nuk hiqej dorë… Mos vallë atë kohë, u duhej mbushur mendja shqiptarëve, se po punohej për rezervat e uranuinit, ne nuk heqim dorë, një ditë do ta zbulojmë aty, mes “shisteve të zeza të metamorfizuara”. O Zot çfarë ëndërre diktatorialësh kur e mendon! Rezultati i qindra metrave galeri kërkimi, përqindja e papërfillshme e mineralit, ndërkohë dhe shëndeti i dëmtuar i njerëzve, nuk ishin bindëse për të hequr dorë, deri atëherë kur shteti e pushteti dëshmuan, se nuk kishin as këmbë për të ecur.

Në atë prag të kapitullimit si shtet, u urdhërua që galeritë e Nimçës të mbyllesëhin. Kush nga ne, sot mund të mendojë që mbyllja, apo vulosja e tyre të ketë qenë aq e sigurtë?!

Edhe pse në grykat e këtyre galerive u futën sasi të mëdha inertesh, ndonëse u raportua edhe vulosja e tyre, përsëri “vrasësi i fsheht딝, dëshmoi se jo gjithçka, rezultoi një mbyllje e sukseshme.

Pasojat, tmerrësisht të dhimbshme për ata njerëz, para do vitesh zbuluan se, punetorët asnjëherë nuk u pajisën me veshjet e nevojshme për t’u mbrojtur nga rrezatimi radioaktiv. Paradoksalisht ndonjë i mbijetuar ka rrëfyer se, nuk janë mbajtur as maskat për t’u mbrojtur nga pluhurat, ndonëse e dinin se ishin të rrezikshëm.

nimceEntusiaztët flasin për rezerva të groposura të mineralit thellë në njërën nga galeritë e mbyllura.

Në vitin 2008 një grup ekspertësh ishin kontaktuar nga një kompani e specializuar me seli në Londër, për të provokuar rikërkimin e mineralit, e në këtë mënyrë do të vlerësohej dhe reagimi i njerëzve këtu. Ende nuk dihen konkluzionet për këtë cështje!

Është e tmerrshme për t’a menduar, por një gjë është e sigurtë: Duhet të kujtojmë vrasjen e parë, mbasi “vrasësi i fshehtë dhe i varfër”, ende nuk ka falur.

Share: