Home KRYESORE Strategjia Ruse trajton USA e Perendimin si kercenim…

Strategjia Ruse trajton USA e Perendimin si kercenim…

Një raportim i ri ne Moske e përfshin SHBA-në si një nga kërcënimet e sigurisë kombëtare ruse për herë të parë, një shenjë kjo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet e Rusise me Perëndimin vitet e fundit.

Dokumenti, “Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Federatës Ruse”, u nënshkrua nga vetë Presidenti Vladimir Putin mbrëmjen e Vitit të Ri. Ai zëvendësoi versionin e vitit 2009, i cili u miratua nga Presidenti i asaj kohe Dimitri Medvedev, kryeministri aktual, që nuk përmendi as NATO-n dhe as SHBA-në.

Në dokument thuhet se Rusia ka arritur të rrisë rolin e saj në zgjidhjen e probleme globale dhe në konfliktet ndërkombëtare dhe se ky rol ka shkaktuar reagim negativ nga Perëndimi dhe USA.

“Fuqizimi i Rusisë ndodh në sfodin e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare,” thotë raporti qe vazhdon - “Kryerja e një politike të pavarur, vendore dhe ndërkombëtare, ka shkaktuar kundërveprim nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, që po përpiqen të ruajnë dominimin e tyre në çështjet globale”.

Share: