Home KRYESORE Sulmohet ambasada e Arabise Suadite ne Teheran

Sulmohet ambasada e Arabise Suadite ne Teheran

Është sulmuar ambasada e Arabisë Saudite në Teheran. Disa gazetarë iranianë kanë publikuar në Twitter foto dhe video ku dallohen bomba molotov të hedhura ndaj ndërtesës, e cila është pjesërisht në flakë. Disa protestues mësohet se kanë hyrë në selinë diplomatike dhe e kanë plaçkitur. Protestat shpëthyen pas ekzekutimit të Sheikut Nimr al-Nimr. Sipas burimeve të agjencisë iraniane “Tasnim”, focat e rendit kanë arrestuar disa përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës saudite. Me sa duket nga ana e autoriteteve te ambasades ishin marre masat e duhura sepse gjatë momentit të sulmit, nuk ndodhej askush në ambasadë dhe personeli nuk ka pësuar lëndime.

Share: