Home KRYESORE Anglia ne gadishmeri per sulme terroriste te mundeshme

Anglia ne gadishmeri per sulme terroriste te mundeshme

Forcat Speciale Britanike, njësi të Policisë Metropolitane, madje edhe një regjiment i ushtrisë, janë vënë në gatishmëri për të përballuar deri në dhjetë sulme terroriste të njëkohshme, të ngjashme me ato të Parisit, katër muaj më parë.

Shefat e sigurisë britanike i frikësohen sulmeve të ngjashme me ato të Parisit  nga terroristët e rikthyer nga Siria.

Sipas “The Sunday Times” të Londrës, një regjiment i ushtrisë është në gatishmëri në Oksford, duke bashkëpunuar me njësinë e çmontimit të bombave kimike dhe biologjike. Forcat Speciale janë duke zhvilluar manovra për të reaguar në rastet e mjeteve shpërthyese të improvizuara.

Për të penguar një sulm të ngjashëm terrorist, si ai në Paris, mësohet se edhe Agjencia Kombëtare e Luftës Kundër Krimit, ka nisur një ofensivë për asgjësimin e armëve të zjarrit.

Share: