Home KRYESORE Kroacia dënon ish-kryeministrin Sanader dhe i konfiskon pasurinë. Po ne e te...

Kroacia dënon ish-kryeministrin Sanader dhe i konfiskon pasurinë. Po ne e te tjerët?

Pas gati dy viteve te procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader ai është dënuar me nëntë vite burg. Në dënim do të numërohen edhe koha e kaluar në burgun hetues sic ndodh normal dhe po ashtu, do ti konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara. Perpos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.

Kroacia pas arrestimit te ish kryeministrit Sanader beri hapa gjigant drejt Bashkimit Europian dhe tani është pjese me detyrime dhe privilegje te plota si askush tjetër ne Ballkan, pervec Sllovenisë. Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia po hasin veshiresi per te arritur ne rezultate te tilla, ndersa dihet botërisht qe korrupsioni ne këto vende është pse jo, me i ulet se ai i Kroacisë.

Ne keto vende krizat politike te tejzgjature shihen si tentativa per te mos arritur aty ku eshte Kroacia, pra ndeshkimi i politikane te larte qe perfliten per korrupsion. Debati ne Kosove ka te beje me Gjykatën Speciale per krime lufte, ne Maqedoni per Gjykaten speciale per pergjimet marramendese te pushtetit te ish kryeministrit Nikola Gruevksi dhe ne Shqipëri per reformen ne sistemin e drejtesise

Share: