Home KRYESORE Më 15 mars Papa Françesku firmos Shenjtërimin e Nënë Terezës

Më 15 mars Papa Françesku firmos Shenjtërimin e Nënë Terezës

Si edhe shkruajnë mediat italiane, ndër datat e mundshme mendohet të jetë 5 shtatori, që përkon me ditën që Nënë Tereza ndërroi jetë. Kujtojmë se Luminimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiut u bë në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali II, i cili është edhe hapi i fundit para atij që njihet si një nga proceset më të rëndësishme, shenjtërimi. Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të shquara shqiptare që njihet ndërkombëtarisht për humanizmin që e karakterizonte, të cilin e ka dëshmuar aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke ndihmuar të varfrit. Për këtë, ajo u nderua edhe me çmimin “Nobel për Paqe” në vitin 1979.

Share: