Home KRYESORE Andi Bejtja: Nje pyetje kam une: a do flase njeri per ekonomine...

Andi Bejtja: Nje pyetje kam une: a do flase njeri per ekonomine ne ket vend apo ca ke bo!?

Nga Andi Bejtja

SINDIKATA MILOTIT DHE CA KE BO CA KE BO…

Nuk kishte me lajme Rama-Meta apo Meta-Rama dhe shkun e shklyen Milotin, Milot Rashicen… Eshte tradhtar nuk eshte tradhtar….ca ke bo, ca ke bo, me qindra shkrime per pak dite.

E ca beri Miloti: nuk gjeti vend ne kombetaren e Shqiperise shkoi ne ate te Kosoves. Dhe plasen komentet ” armiqesi e re Shqiperi-Kosove”, ” xhelozi e fshehur” e ca ke bo ca ke bo.

E gjitha nuk kishte te bente fare as me Shqiperi, as me Kosove thjesht muhabete analistesh fshati, masturbime qe mendojne se mund te fusin ne lufte dhe me nje shkrim dhe Ameriken me Izraelin, muhabete ca ke bo ca ke bo…

Hajde fshat hajde. Mire qe e kishte emrin Rashica Milot e nuk e kishte Skrapar, Vuno apo Divjake se nuk do kishte mbaruar kurre! Ore prape nje pyetje kam une: a do flase njeri per ekonomine ne ket vend apo ca ke bo, ca ke bo gjithe diten…

Share: