Home KRYESORE Beni Reformen Zgjedhore qe te zgjidhen 140 deputete nga populli jo kryetaret...

Beni Reformen Zgjedhore qe te zgjidhen 140 deputete nga populli jo kryetaret e partive!

Nga Zef Bushati

Ende asgje per Reformen Zgjedhore, edhe pse eshte Reforma e Reformave. Pa Reformen Zgjedhore proceset reformuese ne Shqiperi nuk do kene asnje rezultat. Pa Reformen Zgjedhore nuk mund te pastrohet klasa politike nga politikanet e korruptuar dhe te inkrimikuar.

Pa Reformen Zgjedhore nuk mund te pastrohet Parlamenti nga kriminelet, nga te korruptuarit, nga ata qe e kane kthyer ne monopol Parlamentin, nga ata qe kane 25 vite Deputet ne Parlament, nga ata qe na e shpifin sa here i degjojme te diskutojne ne sallen e Parlamentit.

Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe drejtohet nga 140 deputete te Parlamentit. Kuptojeni kete o miq dhe binduni se sa i rendesishem eshte parlamenti. Shteti nuk drejtohet nga 140 kartona qe ulen e ngrihen sa here urdheron Kryetari, por nga 140 njerez te pergjegjshem qe e besojne se jane ulur ne karrigen e deputetit nga votat e qytetareve dhe se duhet tu sherbejne me ndershmeri atyre dhe vetem interesave te vendit.

Fatkeqesisht shteti yne ende vazhdon te drejtohet nga Kryetari i Partise ( Sekretari i pare i Partise Komuniste ),me mentalitet komunist. Kryetari eshte autoriteti absolut i Partise, Kryetari pergatit listen e Deputeteve, Kryetari merr vendime votohet apo nuk votohet Reforma ne Drejtesi, Kryetari vendos per gjithshka, Kryetari krekoset ekraneve dhe neper tavolina……

Kryetari, Kryetari, Kryetari..na mbine ne ekrane keta modele Kryetaresh me keq se…Enveri. Vetem Reforma Zgjedhore na shpeton nga ky model Kryetaresh, Reforma Zgjedhore pastron te gjitha pushtetet qe rrjedhin nga Parlamenti.

Deputetet e ndershem, me karakter dhe formim intelektual e kulturor zgjedhin nje President te Republikes qe i sherben te gjithe shqiptareve me devotshmeri, zgjedhin nje Kryetar te Parlamentit, zgjedhin nje Kryeminister e nje kabinet Qeveritar, zgjedhin prokurore dhe gjygjtare te ndershem qe i sherbejne me profesionalizem Reformes ne Drejtesi,etj.

Pse nuk e dini qe te gjithe keta i zgjedhin 140 deputetet e Parlamentit ? Deputetet e ndershem zbatojne Ligjin e Dekriminalizimit, zbatojne Ligjin Nr. 81/2015 Per ratifikimin e marreveshtjes ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kontrollin e Lendeve Narkotike dhe zbatimin e ligjit,etj, etj.

Pra edhe nje here e perseris se: Reforma Zgjedhore eshte Reforma e Reformave. Po kush nuk eshte i interesuar per kete Reforme ? Eshte e thjeshte per ta kuptuar. Ata qe humbasin nga kjo Reforme, PS e PD, ata qe kane 26 vite ne pushtet, ata qe e ndajne pushtetin me parimin e lavjerresit, nje here PS e njehere PD. Po kush duhet ta beje kete Reforme?

Duhet ta beje Parlamenti,pra PS e PD. Partite e tjera jo parlamentare u mblodhen, punuan, hartuan edhe nje draft, ja dorezuam deputetit Dashamir Shehi dhe Agron Duka, te cilet e moren vete persiper per ta depozituar ne protokollin e parlamentit dhe per te ndjekur rrugen simbas rregullores se parlamentit. Keto pune kane afate.

Jane shkelur te gjitha. Po kujt i behet vone ? As OSBE qe paguhet per kete pune kurre nuk e ka marre seriozisht por gjithmone eshte “ambientuar” me pushtetaret. Partite e grupimit ” Per Zgjedhje te Lira dhe Drejtesi ” nuk do heqin dore nga kerkesat.

Uroj qe Zoti te jete njehere edhe me Shqiperine dhe Shqiptaret. Nga ndryshimet ne Reformen Zgjedhore varet edhe fati i zgjedhjeve te 2017. Me kete Ligj Zgjedhor aktual, beteja ne 2017 perseri do mbetet midis PD me PS. Do luaje edhe ne 2017 nje rol te rendesishem edhe LSI qe ka zene pozicionin e balancit te pushtetit.

Te gjitha partite e tjera, ashtu si 26 vite rresht, nuk luajne asnje rol te rendesishem, por jane vetem plotesues te votave qe i mungojne kandidateve te partive PD ose PS per tu zgjedhur deputet. Keto parti u japin ketyre dy partive per zgjedhjet parlamentare 345 mije vota. Ndoshta dhe me shume…

Share: