Home KRYESORE ISIS thirrje për sulm ndaj kishave: Vrisni dhe Papën!

ISIS thirrje për sulm ndaj kishave: Vrisni dhe Papën!

Predikojnë urrejtje, kërcënojnë me sulme të reja duke vënë në shënjestër madje edhe vete Papa Françeskun.

Është fjala për xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët në numrin e ri të revistës, “Dabiq” paralajmërojnë sulme kundër kishave të krishtera në modelin e masakrës së priftit 86-vjeçar, Jacques Amel në Normandi.

Në numrin e saj 15-të revista e xhihadistëve me titull “Thyeje kryqin” u bën thirrje “ushtarëve të fshehur” në Perëndim për të sulmuar “pa vonesë” të pafetë, duke sjellë si shembull masakrat në Orlando, Bangladesh, Nisë e Mynih.

Në 82 faqet e botimit jepen arsyet pse xhihadistët i urrejnë jobesimtarët dhe sidomos perëndimorët, duke shpjeguar se “para së gjithash i urrejnë sepse refuzojnë madhështinë e Allahut dhe prodhojnë gënjeshtra kundër profetit dhe profecive të tij.”

Ndërkohë, redaktorët e revistës thonë se xhihadi do të vazhdojë dhe të jetë një detyrë personale e çdo muslimani. Përveç kreut të Kishës Katolike Romane objektiv i sulmeve është edhe Kisha Ortodokse Greke.

Autorët e sulmeve të përgjakshme kualifikohen si “luanë të Shtetit Islamik” që përballen me “pretë e tyre” në Irak, Siri, Paris, e Bruksel duke dërguar një “mesazh të qartë” për luftë mes muslimanëve dhe kombeve të pa fe./TV KLAN

Share: