Home KRYESORE Ismail Kadare shtrohet në spital

Ismail Kadare shtrohet në spital

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shtruar këtë të mërkurë në një spital privat në kryeqytet. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Gazeta Panorama’, në një komunikim telefonik Drejtori i Shtëpisë botuese ‘Onufri’, Bujar Hudhri.

Ai tha se Kadare ka shkuar në spital thjesht për një vizitë rutinë, të zakonshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Hudhri nënvizoi se nuk përbën asnjë lajm fakti që Kadare është parë në spital, pasi ai po bën kontroll të zakonshëm aty.

Share: