Home KRYESORE Kosovari qe terrorizoi Vlorën me Allahu Ekber. Xhamia: Po na prishet imazhi

Kosovari qe terrorizoi Vlorën me Allahu Ekber. Xhamia: Po na prishet imazhi

Dijar Xhema, 29 vjeç nga Mitrovica në Vlorë u kap sot teksa terrorizonte qytetarët dhe thërriste Allahu Ekbar. Veprimet e tij kanë nxitur edhe reagimet e myslimanëve. Në rrjetet sociale, faqja xhamitë e Tiranës shkruan se “është kollaj të fajësosh islamin dhe muslimanët, mjafton të bësh diçka të keqe dhe të thërrasësh Allahu Ekber dhe çdo kush e beson!”

“Rasti në fjalë ose është i sëmurë, ose i shtyrë për të bërë cregullime etj për ti prishur imazhin islamit. Ky njeri dhe këto ngjarje me cdo gjë mund të kenë lidhje po vetëm me isamin nuk kanë. Turp për mediat që sa herë ndodh dicka në kurriz të islamit nuk ngurojnë me fjalën “terroristi”, shkruan kjo faqe predikuese në facebook.

Share: