Home KRYESORE Bariu tregon tmerre: Jorgo vriste këlysh qensh dhe ushqehej me to!

Bariu tregon tmerre: Jorgo vriste këlysh qensh dhe ushqehej me to!

Jorgo Zani, autori që i masakroi fëmijën 12 vjeç ne Palase, nuk është emër i panjohur në fshatin vete. Sadist, i droguar, me probleme mendore therte dhe dhunonte këlyshë qensh, me të cilët më pas ushqehej!

News 24 transmetoi intervistë me bariun e zonës që një viti më parë ishtë dhunuar e rrahur keq nga Jorgo Zani. Bariu shprehet i indinjuar për fatin e Andrea Zaharias, 12 vjec. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës.

“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga” tregoi bariu qe shtoi se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjec me emrin Kico Konomi.

Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë. – “Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një cifte dhe është në kërkim prej dy ditësh.” tha ai

Share: