Home KRYESORE Morali i një shoqërie pa moral u demostrua ne Divjake

Morali i një shoqërie pa moral u demostrua ne Divjake

Nga Mentor Kikia

Në Lushnje, më saktë në Divjakë, është demonstruar një nga “vlerat” e mëdha të shoqërisë sonë. Një vajzë, është përcejllë për në banesën e fundit jo më shumë se nga 20 persona, pasi fshati nuk ka shkuar në funeral.

Edhe familja nuk ka pritur ngushëllime, nuk ka bërë traditën duke hapur derën e shtëpisë. A thua i kishte ngordhur qeni. Shkaku ka qenë se vajza kishte prishur moralin e familjes, të fisit dhe gjithe fshatit madje, sepse kishte qenë lidhur me një burrë nja 34 vjet më të madh dhe të martuar. Kjo demonstron moral të lartë, apo jo?

Por në fshatin tjetër, burri që kishte qenë edhe i dashuri i vajzës, edhe vrasësi i saj, e më pas edhe vetes, u përcoll me nderime. Fshati atje shkoi me tufa me lule, madje duke folur para kameras e duke thënë se ai ishte burrë i ndershëm dhe i mire, dhe gruaja e tij shumë tolerante. Ai u jepte edhe borxhe hallexhinjve kur kishjin nevojë.

Në fakt unë nuk gjykoj, paragjykoj e prapagjykoj atë që bënin ata. Ishte jeta e tyre, derisa një ditë ai e zgjidhi atë në mënyrën më barbare të mundëshme.

Unë e kam me shoqërinë, me fshatin, që vajzës-viktimë nuk i hedh një dorë dhe, ndërsa atë që ishte edhe vrasësi, e përcjell me nderime. Ky është morali i një shoqërie pa moral, i një shoqërie hipokrite, interesaxhije, serile që shet gjithëcka, edhe moralin, që jo domosdoshmërisht duhet të jetë ndërshmëri seksuale.

Share: