Home KRYESORE Parkimi i gabuar, polici rrëzon në tokë me grusht drejtuesin e mjetit...

Parkimi i gabuar, polici rrëzon në tokë me grusht drejtuesin e mjetit (video)

Video e publikuar nga ‘Jetaoshqejf’ tregon momentin kur një polic rrugor debaton me një qytetar në Shëngjin, që siç kuptohet ka të bëjë me parkimin e makinës dhe me një grusht e rrëzon në tokë.

Si të mos mjaftonte kjo, polici e godet edhe njëherë tjetër pasi qytetari është rrëzuar në tokë.

Në vendngjarja u grumbulluan disa njerëz, mes të cilëve edhe një polic tjetër, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj skene.

Share: