Home KRYESORE Video e shpërthimit në Turqi, shkrumbohet stacioni i policisë

Video e shpërthimit në Turqi, shkrumbohet stacioni i policisë

Rezulton me 8 policë të vrarë dhe 45 persona të plagosur rëndë bilanci pas shpërthimit të një makinë bombë në një stacion policie në Turqi. Ngjarja ndodhi mëngjesi ne sotëm rreth orës 7:00 në Cizre në jug lindje të Turqisë. Transmetimet televizive kanë publikuar pamjet e para nga vendi i shpërthimit ku nga ndërtesa shumëkatëshe e rrënuar tashmë dalin flakë e tym i zi, ndërsa zjarrëfikësit, ambulancat mundohen të menaxhojnë situatën kaotike. Prania e shumte e policise viher re gjithashtu. Qeveria turke, sic pritej, ka akuzuar Partinë Kurdistane për shpërthimin por nuk dihen ende përgjegjësit.

Share: