Home KRYESORE Çfarë tha në Vlorë, Koço Kokëdhima që i dogji kaq shumë Ramës?!

Çfarë tha në Vlorë, Koço Kokëdhima që i dogji kaq shumë Ramës?!

Kokëdhima ka filluar vënien në jetë të një doktrine politike, që nga njëra anë përputhet me frymën e Statutit të PS, që ka në bazë të vet, zgjedhjen një anëtar një votë të Kryetarit të partisë, por nga ana tjetër është shkelur me të dyja këmbët.

Ajo çka dukshëm ka acaruar Ramën, është parashtrim-ideja, që edhe kandidatët për listën e deputetëve, të kalojnë në filtrin miratues të anëtarësisë, sipas parimit një anëtar një votë. Si e vetmja mënyrë për të shmangur dhe përjashtuar figurat me origjinë kriminale dhe të dyshimtë, që më pas kërcejnë e bëhen nga kandidatë në deputëtë problematikë për grupin parlamentar të PS.

Nga ana tjetër, kjo mund të lexohet edhe si një zvoglim i ndjeshëm, strukturor, i rolit autoritar dhe të gjithëpushtetshëm, të kryetarit të partisë, që parapëlqen të veprojë me lista të mbyllura, pa e pyetur dhe pa marrë miratimin e bazës së PS.

Në të vërtetë kjo është zbatim konkret, i fjalëve dhe fjalimeve për më shumë demokraci të brendshme në parti. Por që përfundon si në 2 palë zgjedhjet e fundit në PS, me kycjen e kryetarit të partisë për një javë në zyrë dhe në shoqërinë e disa të paktëve dhe në prodhimin e listave nga sirtarët e kryeshefit të partisë.

“Unë kam insistuar gjithmonë që kjo reformë të thellohet më tej dhe këtë gjë do ta bëj me këmbëngulje deri në fund. Të thellohet që vendimmarrja e PS-së të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Për aq kohë sa forumet drejtuese të PS-së janë në një gjendje shumë të diskutueshme përsa u përket standardeve politike, kulturore, ideologjike e organizative, nivelit të përgjegjësisë dhe demokracisë së brendshme, roli i anëtarësisë të partisë duhet të jetë shumë më i lartë në vendimmarrjet politike të PS-së.

Sa figura deputetësh janë të papëlqyeshme për njerëzit, sa shumë deputetë nuk gëzojnë asnjë respekt dhe asnjë vlerësim nga zgjedhësit e megjithatë ata ndërrojnë qarqet çdo katër vjet dhe vazhdojnë të rrinë në parlament.

Si vijnë këta njerëz, si bëhen deputetë këta njerëz?

Secili nga ne ka në imagjinatë shembuj të ndryshëm dhe emra që nuk do mund të përzgjidheshin kurrë në lista nqs do pyeteshin zgjedhësit.

Si e bëjnë të mundur këta persona që hop dhe të jenë në krye të nivelit të përfaqësimit të qytetarëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse nuk diskutohet me bazën e partisë dhe me qytetarët. Ja pse insistoj unë në këtë çështje”-u shpreh Kokëdhima gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të PS-së Vlorë.

Ai tha më pas se mënyra e votimit duhet të jetë me “Një anëtar një votë” që do të rendisë kandidaturat që kanë dalë nga baza e partisë në listën përfundimtare të deputetëve për qarqet.”

Këtu dhe ka filluar beteja e kryeministrit, që ka porositur qëllimshem sulme bazike, kundër Kokëdhimës dhe pra, kundër rritjes eksponenciale të demokracisë së brendshme në PS./360grade.al

Share: