Home KRYESORE Drejtoria e Arkivave zgjodhi një mënyrë origjinale për t’u bërë prezente në...

Drejtoria e Arkivave zgjodhi një mënyrë origjinale për t’u bërë prezente në Facebook

Postimi i parë i Arkivave ishte në fakt një karshillëk ndaj vetë Facebook-ut. “Memoria jonë daton shekuj përpara Zukerbergut!”, shoqëruar nga fotografi të Kodikut të Beratit të shekullit të gjashtë.

Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave komentoi në faqen e vetë në rrjetet sociale se kjo nuk është punë, por nisje e promovimit të Arkivave.

“Nuk është punë, por është nisje pa kosto dhe energji e promovimit të pasurisë sonë kombëtare. Nga sot, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Facebook” – shruante Bido.

Nga ana tjetër, Endrit Musaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Arkiva tha se kjo faqe në Facebook do të ketë risi.
“Në Facebook do të shihni jo vetëm ngjarje të së shkuarës, por edhe aktualitetin që është në fakt përsëritje e së shkuarës. Sepse, ne, në Arkiv, e dimë që ka shumë pak lajme origjinale, pasi shumica e ndodhive ka rindodhur dikur” – tha Musai.

Ai tha se promovimi do të jetë shumë më i gjerë, duke u zgjeruar në ekspozita, evente dhe tryeza për publikun e gjerë dhe për studiuesit.

Share: