Home KRYESORE Nuk mund te jem Krenar!

Nuk mund te jem Krenar!

Nga Samet Zagradi

E di? Ndodh  qe ndonjehere  ke deshire te  ndryshosh gjithcka por nuk ke mundesi te ndryshosh asgje? Aq I rraskapiur  eshte ky popull edhe sistemi e ka bere te tille. Presim sa here te nderrohet qeverisja, qe te gjejme nje pune,e qe te behet me mire,te jemi me te lumtur e ate qe shohim ne rruge ta pershendesim me deshire.  Presim ,e kemi frike te shfaqim deshirat tona, per faktin se hiqet perkrajha sociale,kempi invalidit, bursa e femijes e buka e gojes. Cdo cast shpresojme qe te pakten te mos vuajme per gjera e vogla,gjera te nevojshme ,e ne djall te tjerat. Jo cdokush eshte e shkruar te jetoje bukur,te shkollohet mire e te kete munci te voliteshme jetese.

Perpiqemi te edukojme nje brez te ri,e perballemi me edukues qe nuk kane as edukaten individuale,perballemi me arsimtare pa arsim. Perballemi me mesues pa master,pa shkolle te larte e madje here here edhe pa gjimnaz. Mundohemi me shpirt te vrare nga varferia te mesojme qe te kemi nje te ardhme pak me ndryshe. Gedhijme net pa gjume mbi libra,e provimet I marin ato qe zoterojne parane,behen dashnore te petagogeve,apo qe miku I tyre eshte lis I forte. Thone qe do te behet me bukur. Ehhh ca perralle e bukur. Ka qe kur kam lindur qe  qe po e degjoj. Thone mire disa : do te behet me mire se me keq ska ku te shkoje por dhe keto ja kane futur kot. Imagjino une vetem 22 vjec e kam kaq pejsimizem per te ardhmen time.

Ej po kur thone qe ke jeten perpara. Cfare te mesosh ketu ku ne pune futet ai qe  e ka xhan partia,qe e dhjefshim ne koke. Jete pa motivim,pa arsye e te jetosh si te ra rasti,me sakte te mbijetosh e kete e ben vetem shqipetari I shkrete.

Une e di qe ti sje krenar qe je Shqipetar. Po normal pse te jesh kur asgje nuk ja vlen. Kur ti nuk ke arsye per te qene krenar. Si mund te jem une krenare me gjithe keto qe po kaloj e pasojat e te qenrit krenar? Si mund te jem krenar kur populli im po vdes per buke,kur ketu nuk funksionon asgje,as gjykate,as drejtesi, as merite,ndershmeri? Si mund te jem krenar kur qindra te rinj rrine rrugeve,qindra te tjere u mohohet e drejta per arsim, e te tjere u hidhem mundi te per qejf te drejtuesve tane?

Cfare ndodh me kete popull kaq te mjere qe kur ngrihet e vrasin,e kur hesht e shtypin. Kur punojne ne mjerim ata I hedhin ne ere,e te nesermit as nuk I qajne sic eshte zakoni.

Une nuk jam krenar. Nuk jam krenar edhe per kete Rini e pashkollë. Rini pa plan, pa ambicje dhe pa asnjë lloj shprese për me tej. Rini pa rrespekt,pa dije,dhe me shumë  “Pa”  tjera. Rini që nuk pyet askënd. Rini që nuk pyet prindër,mësues,I vjeter apo me i madh në moshë.Askush nuk punon,por cuditerisht të gjithë dëshirojne të duken. Jeta për ta është një makinë e bukur,Iphon, të dashura dhe qejf. Rini që të mësosh e quajnë turp. Rini që nuk e konceptojnë dot të lexuarit të një libri. Rini që nuk ka angazhme.  Rini që po rritet keq.  Rini e cthururr do ishte ajo cka do te përmblidhte cdo gjë. Rini që ka humbur fillin,fill te cilin tashmë vështirë të gjindet.

Nuk mund te jem krenar per kete realitet. Ti po sheh cdo dite,qe burri rreh gruan,babai perdhunon te bijen,martohet burri me burre, e lepurushja kerkon te behet femer.  Po e veren,qe zihet vellai e villain,shoku me ty,ti me kusheririn,I gjithe fisi eshte ndare e nuk ka me nje vit te ri si perpara bashke 40 veta? Jam I bindur qe ty te  merr malli per kohen e vjeter dhe shpreson per te ardhmen. Duke ditur qe gjithmone e vjetra do te duket me e bukur. Ku mund te jete koha e bukur?

Mendoj ndonjehere  si do te krijoj nje familje ketu? E kam gjetur zgjidhjen. Do te marr nje grua nga cepi me I larget I botes,te mos e di cfare ka ndodhur me pare, e te mos marr ndonje nga ato qe veshin pantollona e as bythen nuk ja mbulojne,nga ato qe ka pasur gjyshi I shokut tim me x6. Ose I lutem zotit mos marr ato qe shiten per nje pakete cigare, ofrojne seks per nje provim apo vend pune. Cfare mentaliteti eshte krijar? Sa e veshtire eshte te jesh shqipetar?

 Ti qe po e lexon kete ndoshta qesh,ndoshta qan e ndoshta ndihesh pjese e ketij realiteti. Ti ndoshta e do,e urren kete vend. Ti mund te jesh I pasur edhe ske lidhje me kete realitet.  Ty mund te te jete mohuar nje e drejte,mund te te jete marre nje prone,je genyer nga dikush,je zhgenjyer nga partia. Ti mund te kesh punuar e mundi jot nuk eshte shperblyer,mund te jene tallur njerezit me ty,  ndoshta ti nuk flet ,e villain per nje gardh apo ke degjuar per ndonje pedofil te zone. Ti nuk habitesh sepse ti jeton ketu,ne kete realitet kaq per te ardhur keq.

Share: