Home I pakategorizuar Patozi e Rama replikojnë në Kuvend per inteligjencën e njëri-tjetrit!

Patozi e Rama replikojnë në Kuvend per inteligjencën e njëri-tjetrit!

I ashper ishte reagimi ne Kuvend i deputetit demokrat, Astrit Patozi. Nga foltorja e Kuvendit, aiu u ndal te droga dhe zgjedhjet në Dibër.

E sipas tij, nëse kryeministri do ishte më inteligjent do ta linte Dibrën të votonte e lirë. Patozi i ka bërë thirrje Ramës të çlirohet nga disa elementë të përmendur prej tij, se mbase do çlirohet dhe Shqipëria.

“Kjo qeveri është e vendosur që ta shkatërrojë institucionin e votës. Merita juaj është se keni rritur çmimin e votës. Në rast se do Rama ishte më inteligjent nuk do ta bënte atë që bëri në Dibër, sepse po të ishte më inteligjent do e linte Dibrën të votonte e lirë. I ka shndërruar zgjedhjet në luftë.

Gabimi i Ramës u hapi sytë të gjithëve, që kështu nuk vazhdohet. Unë dhe Rama jemi gati moshatarë, me pak ditë lëvizim me njëri-tjetrin. Dhe sot jemi në dy skaje të një litari, njëri është më i madhi i të madhes, dhe unë jam më i vogli i të voglës. Ai sot ka tokën, detin, ajrin, fushat, malet, drogën, avionet. Unë nuk kam asgjë. Por, kemi një diferencë shumë të madhe, unë jam njeri i lirë, ai nuk është. Unë bëj zgjedhjet e mia, për çdo gjë.

Ai nuk e ka këtë mundësi, sepse kështu funksionon çdo aleancë me krimin. Kjo është fatkeqësi kombëtare, malet me kanabis mbuluar. Ndoshta Rama ka ende kohë të bëjë diçka të mirë për këtë vend. Çlirohu nga pengjet, se mbase çlirohet edhe Shqipëria”, ka thën Patozi në Kuvend.

I menjëhershëm dhe po aq i ashpër ka qenë dhe reagimi i Ramës, i cili ka e ka quajtur Patozin një Gjergje Elez Alia, që nxori bajlozin në Kuvend. Ndërsa ka shtuar se Patozi e konfuzion për inteligjencën e tij.

“Do t’i thoja Astrit me përshkrimin që bëri, e parashikoi veten si Gjergj Elez Alia duke më dhënë mua vendin e Bajlozit. Në fakt ishte vetëlavdërim, si Gjergji me 9 plagë, që nxori bajlozin në Kuvend. Më konfuzio për inteligjencën e tij. Unë fola me fakte. I madhi i të mëdhenjve nuk jam unë në këto punë. Nuk e pashë lirinë e tij, se nuk pati asnjë ndryshim mes asaj që tha Saliu dhe asaj që tha Patozi”, ka deklaruar Rama./360grade.al

Share: