Home KRYESORE Detyrimet që do të falen për biznesin, Berisha: Amnisti për klientelën

Detyrimet që do të falen për biznesin, Berisha: Amnisti për klientelën

Me rishikimin e draftit të amnistisë, biznesit do t’i falen pa kusht detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor të 2010-s.
Amnistia me kushte do të përfshijë faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2014, vetëm nëse paguhet detyrimi principal. Por kjo amnisti për ish-kryeministrin Sali Berisha është për klientelën dhe jo për bizneset e thjeshta.

STATUSI I BERISHES:

Nje amnisti fiskale per klientelen, de fakto per veten!

Te dashur miq, falja nga Edvini e borxheve te para vitit 2010 eshte falja e borxheve te klienteles se tij dhe Olsi Rames, eshte akt madhor mega-korruptiv.

Une mbeshtes plotesisht amnistite fiskale por jo amnistite diskriminuese qe behen per klientelen e Edvin Kristaq Rames. Lidhur me kete le te shtrojme pyetjen pse perjashtohen nga amnistia borxhlinjte e vitit 2011 apo 2012 etj. Dallimi i vetem i tyre eshte se klientela e Rames, borxhet e medha te papaguara ne tatime dhe dogana i ka para vitit 2010!

Kjo eshte nje tjeter afere e piste korruptive ne te cilen duhet te clirohen nga detyrimet shteterore kompanite ne te cilat Rama, vllaçko Olsi dhe Zho Zho kane futur aksionet dhe parate e tyre te pista! sb

Share: