Home KRYESORE Do ankorohet në portin e Durrësit anija ushtarake franceze “LYRE”.

Do ankorohet në portin e Durrësit anija ushtarake franceze “LYRE”.

Të shtunën, 22 tetor, ora 10:30, në bordin e kësaj anijeje do të zhvillohet një takim me gazetarët, të cilët do të njihen me qëllimin e vizitës si dhe me karakteristikat dhe misionet që kryen anija në det, gjatë operacioneve ushtarake apo civile.

Përshkrim i shkurtër i minakërkueses

Anija minakërkuese trepalëshe (CMT), me një gjatësi 50 metra, është e specializuar për të kryer ndërhyrje nënujore dhe çminime.
Ekuipazhi i saj përbëhet nga 50 persona. Ajo është e pajisur me një sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për çminime.
Me mjetet tona robotike SM, mund të bëjmë zbulime deri në 120 metër thellësi dhe me zhytësit tanë mund të ndërhyjmë deri në 60 metër thellësi.

Detyrat tona kryesore janë :

– Ruajtja e hyrjes së porteve ushtarake;
– Ruajtja e hyrjes së porteve komerciale me interes të lartë;
– Ruajtja nëpërmjet ndihmesës gjatë operacioneve nënujore dhe në çminimin e zonave lundruese.

Ndërhyrjet tona paraqesin interes në:

– Mbrojtjen e instilacioneve të rëndësishme ( porte, baza detare…)
– Kontrollin e fundit të detit para punimeve detare (ekspertizë për instalimin e kabllove SM, për zgjerim e porteve… );
– Misionet e çminimit për të garantuar sigurinë e përdoruesve të ndryshëm të detit (AEM) ;
– Mbikëqyrjen e brigjeve detare, ekspertizën e anijeve të fundosura (kryesisht të atyre të Luftës së Dytë Botërore për prani të municioneve)
– Metodat e kundër minimit duke ruajtur mjedisin dhe duke kufizuar rreziqet e mundshme (mbrojtjen e instalimeve detare…).

Share: