Home KRYESORE Eneida Tarifa: Disa këngëtare mund të ishin aktore porno! Priten reagime!

Eneida Tarifa: Disa këngëtare mund të ishin aktore porno! Priten reagime!

E ftuara e radhës në emisionin “Thumb” ne Top Channel, në rubrikën e intervistës, ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa. Eneda nuk është më prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli” keshtu qe e detyruar duket, ka rrëfyer se tashmë po i përkushtohet më shumë muzikës.

E pyetur nga dy gazetaret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, nëse i vjen keq kur shikon që nuk ka një lloj filtri në botën e muzikës dhe në televizionet muzikore, Eneda është shprehur se nuk i vjen keq fare pasi sipas saj, ne e meritojmë këtë gjendje.

“Nuk kemi kritikë të mjaftueshme në art. Ne kemi frikë të flasim, të shajmë. Edhe kur kritikohemi na vjen keq, edhe kur kritikojmë. Shqipëria është e vogël, këta njerëz i ke gjithandej dhe mund të të prishin punë se ne jemi hakmarrës. E gjitha kjo shkon në një vorbull që nuk e ndalon dot. Hierarkitë jashtë njihen të gjitha. Nëse thua shtëpi diskografike, nënkupton profesionistë. Aty brenda duhet t’i kesh të gjitha, moshën, talentin, bukurinë, pastaj lançohesh në art. Këtu, nëse të shkrepet të bëhesh këngëtare, bëhesh. Disa mund të ishin shumë mirë si aktore seksi apo sensuale. Njerëzve nuk u vë dot korniza, por duhet të ketë disa kritere artistike”,­ është shprehur këngëtarja.

Kjo deklarate e fundit mund te interpretohet edhe si xhelozi profesionale nga konkurrentet e saj ne tregun e kenges i cili tashme është i liberalizuar dhe se cila kënge apo muzike pëlqehet këtë e vendos konsumatori i saj.

Dhe kot nuk thonë, mos hyfsh ne gojën e disa prej këtyre konkurrenteve…

Share: