Home KRYESORE Fermeri i Maliqit mendon se Rama eshte i pabesë: Më kërcënojnë, ai...

Fermeri i Maliqit mendon se Rama eshte i pabesë: Më kërcënojnë, ai më preu fjalën (VIDEO)

Fermeri që u ankua te kryeministri Edi Rama se kanë dashur ta eliminojnë për shkak të problemeve të pronësisë ka rrëfyer vuajtjet e tij për të fituar të drejtën.

Beniamin Metko i tha “BW”se është kërcënuar nga pushtetarë dhe gjyqtarë të korruptuar, ndërsa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “të pabesë” pasi i preu fjalën gjatë komunikimit me fermerët në Maliq ku ne fakt u nderpre edhe trasmetimit.

“Iu drejtova kryeministrit sepse kam vite që zvarritem për pronën time dhe kërcënohem me jetë. Rama nuk e mori parasysh problemin tim por më ndërpreu fjalën, kjo ishte pabesi. Jam kërcënuar nga pushtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Po më rrëmbejnë pronën time pabesisht dhe po ma vjedhin persona që kërcënuar nga pushtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar. Po më rrëmbejnë pronën time pabesisht dhe po ma vjedhin persona që kanë mbështetje nga pushteti.

Ndihem i kërcënuar. Nëse nuk më japin të drejtën time që e kam me dokumente do e çoj vetë drejtësinë në vend. Do i zhduk para se të më zhdukin por pronën time nuk lejoj të ma marrin njerëz të panjohur”, – ka deklaruar Metko.

Share: