Home QASJE QE BEN LAJM Këtë javë rinis shiu në të gjithë vendin

Këtë javë rinis shiu në të gjithë vendin

Kjo e hënë ka rezervuar një mot të mirë në të gjithë vendin. Edhe temperaturat mesatare janë relativisht të larta. Ato do të variojnë nga 13 në 26 gradë celcius. Por kjo pranverë e vogël nuk do të zgjatë gjatë. Sipas MeteoAlb, temperaturat pritet të ulen gjatë ditës së martë. Reshjet e shiut do të jenë prezente në gjithë territorin e vendit nga e mërkura deri të dielën.

Share: