Home KRYESORE Partia e Re e Blushit/Erion Brace replika me gazetarin Bardhi Quku

Partia e Re e Blushit/Erion Brace replika me gazetarin Bardhi Quku

Me anë të statusi në Facebook. Deputeti socialist Erjon Braçe, ka ironizuar Blushin dhe partinë e re që do të krijojë ai. Por, ka hasur në reagimin e një gazetari që e quan Blushin ‘të vetmin zë rë arsyeshëm në politikën shqiptare’.

Kaq ka majftuar që Braçe të shpërthejë në fyerje kundër gazetarit.

Statusi i Braçes:

Po lexoj se dikush, po ben nje Parti ku do kete zgjedhje, por kryetar do jete Ai!

Replikat në komente:

Bardhi Quku: Nëse do të jetë antisistem, aq më mirë. Blushi të paktën është i vetmi i zë arsyeshëm në politikën shqiptare (nëse nuk është investim artificial i PS-së) sepse ju të tjerët jeni të gjithë të diskredituar dhe të pabesueshëm. Me rilindjen tuaj e keni humbur besimin e shqiptarëve!

Erjon Braçe: Me ke e ke ti or qyq? Kujt i tregon diskretitimin ti? Po kush je ti që fliske dhe në emër të shqiptarëve?

Bardhi Quku: Flet ekonomia, reformat tuaja dhe shqiptarët që ikin dhe duan të ikin çdo ditë! Kaq! E thjeshtë fare!

Erjon Braçe: Kush ta mesoi këtë apo Koço Kokëdhima?!
Bardhi Quku: Ma tregon realiteti që shoh çdo ditë! Koço është pjesë e sistemit tuaj!

Erjon Braçe: Koço është pagatori yt ose më mirë me thënë mospagatori yt!! Të tjerat as që i gjykon dot ti, s’ke as lidhje me ato që shkruan, nuk kupton.

Bardhi Quku: S’kam asnjë lidhje, as me Koçon, as me ndonjë tjetër që mund të përfytyrojë imagjinata juaj! Unë flas për fenomenin ju më tregoni Koçon! Thjesht flas për atë që shoh, dhe nuk më detyron kush të mendoj sipas kutit të tij politik, kur realiteti flet ndryshe!

Share: