Home KRYESORE Peticion Keshillit te Europes ne mbeshtetje te Himares per te drejtat kushtetuese...

Peticion Keshillit te Europes ne mbeshtetje te Himares per te drejtat kushtetuese mbi pronen.

Pas protestave te realizuara nga Komuniteti Himariot kunder projektit te Qeverise Rama dhe nenshtrimit te autoritetit lokal me ne krye kryetarin e Bashkise Himare, Jorgo Goron tashme ky komunitet ka realizuar nje Peticion ne Shqip, Greqisht dhe Anglisht qe firmoset nga qytetare te ndryshem On Line.

Ne kete Peticion botuar i plote nga Perqasje.com duket qarte se ky Komunitet eshte tashme i mire organizuar ne mbrojtje te autoktonise se tyre dhe prones si institucion dhe ligj standartesh nderkombetare.

Komuniteti Himarjot po reagon tashme ne te gjitha mundesite qe garanton Ligji dhe Shteti i se Drejtes dhe duket ne rruge te mbare.

Ky eshte peticioni ne mbeshtetje te popullit te Himares te cilit po i mohoen te drejtat e tij kushtetuese mbi pronen.

E drejta e prones private dhe e trashigimit te saj perbejne te drejta kushtetuese sic percaktohen ne nenin 41 te Kushtetutes se Shqiperise.

Ne mbare krahinen e Himares, tokat kane qene prone e familjeve vendase, e kishave ose e mbare fshatit. Nuk ka pase cifligare a bejlere as prona te shtetit.

Qe prej vitit 1956, me heqjen e pronesise mbi token nga sistemi komunist i kooperativave bujqesore, populli i Himares nuk gezon tituj pronesie per token bujqesore, truallin, shtepine dhe bizneset dhe as per pronat komunale si kullota, pyje e plazhe.

Ne vitit 1991 u votua ligji i shumekontestuar 7501 “Per token bujqesore”. Megjithese ky ligj nuk mund te implementohej ne krahinen e himares per shkat te specifikave te pronesise mbi token, u be ndarja e tokes bujqesore edhe ne krahinen e Himares duke mohuar te drejten e trashigimise se prones.

Qe prej viti 2007, eshte ndaluar cdo rregjistrim i pronave ne krahinen e Himare me nje urdher te brendshem te qeverise i cili ndalon rregjistrimin e pronave ne favor te popullit Himariot edhe nese ka nje vendim gjykate qe e detyron rregjistrimin.

Siperfaqe te medha tokash ne pronesi te kishes ose te komunitetit rezultojne te lira pasi ato nuk jane rregjistruar ne rregjistrin e pasurive te paluajtshme dhe si te tilla qeveria ja ka kaluar fondit te tokave qe do te perdoren per kompesimin e ish-pranareve te shpronesuar gjate komunizmit ne Tirana, Fier, Berat e krahina te tjera te Shqiperise.

Pronat e kishes dhe pronat komune perbejne element perfaqesues te komunitetit Himariot i njohur per karakteristikat e tij etnike e fetare. Tjetersimi i ketyre pronave per llogari te shtetasve qe nuk jane banor te Himares do te krijoj konflikte te cilat mund te kene pasoja per stabilitetin etnik e fetar ne krahinen e Himare.

Cuditerishte gjate gjithe kesaj periudhe, individ, grupe dhe subjekte me influece ne politike perfshire dhe kapitale me origjine veprimtarie kriminale kane pervetesuar ne menyre te paligjshme siperfaqe te medha tokash nga prona private, prona e kishes e prona komunale dhe kane aritur ti rregjistrojne  ne ZRRPP duke anashkaluar jo vetem ligjin por dhe pengesat qe hasin Himariotet per rregjistrimin e pronave te tyre ne ZRPP.

Cdo dite qe kalon, me mijra Himariot nuk mund te trashegojne pronat e prinderve te tyre sepse ato nuk jane te rregjistruara.

Himariotet te cilet ndertojne shtepi apo biznese ne tokat e tyre, ndeshkohen me prishje masive te objekteve te tyre nga Policia Ndertimore sepse nuk mund te nxjerin leje ndertimi pasi nuk kane aktin e pronesise mbi token te cilen e posedojne ligjerishte.

Bashkimi Evropian ka financuar nje projekt per rregjistrimin e pronave ne krahinen e Himares i cili ne vitin 2011 filloi regjistrimin ne terren te trojeve dhe shtepive nen mbikqyrjen e misionit te OSCE ne Shqiperi. Por ky projekt, megjithese perfundoi fazen kryesore te rregjistrimit te pronave ne teren, nuk u finalizua per shkak te mangesive dhe handikapit te legjislacionit te pronesise te cilat ben qe procesi te deshtoj.

Nese dhe TI mendon se kjo padrejtesi qe po i behet popullit Himariot duhet te ndaloj,

Nese mendon se ka ardhur koha qe populli Himariot duhet te gezoj te drejten e tij Kushtetuese te prones e cila po i mohet prej mbi 50 vjetesh.

Nese mendon se Shteti Shqiptar ka detyrimin te njohe si pronar te ligjshem te Himares popullin Himariot kudo qe ndodhet ne Shqiperi ose ne emigracion ne Greqi, ne Angli, Ne Gjermani ose ne USA, e kudo.

Me respekt dhe besim ne parimet demokratike qe udheheqin Keshillin e Evropes si perfaqesues i parimeve dhe idealeve te Popujve te Evropes dhe te vetedijshem per fuqine e ketij Instuticioni.

Firmos tani kete peticion drejtuar Keshillit te Evropes, per rregjistrimin e pronave te Himares ne emer te pronarit te vetem te ligjshem: POPULLIT TE HIMARES. 

Share: