Home KRYESORE Të tjera ndryshime në qeverine e Rames, ja lëvizjet e reja

Të tjera ndryshime në qeverine e Rames, ja lëvizjet e reja

Qeveria ka ndërmarrë disa ndryshime të tjera në administratë. Vjollca Braho nuk do të jetë më në krye të Fondit të Sigurimeve. Tashmë, ajo do të mbajë postin e zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Fondi i Sigurimeve do të drejtohet nga Erjon Manohasa. Kjo bëhet e ditur nga vetë Braho, në një postim në Facebook.

“Pas 10 muajsh në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor largohem nga kjo detyrë për të vijuar angazhimet si zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Drejtimi i këtij institucioni shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të institucionit në fokusin e punës time ka qenë shërbimi me cilësi dhe në kohë e qytetarëve dhe garantimi i përdorimit të lekëve të fondit vetëm për qëllimet që janë përcaktuar dhe shmangien e abuzimeve”, shkruan Braho ndër të tjera që vjen nga radhët e PDIU-së.

Share: