Home KRYESORE VIDEO/Albërie Hadërgjonaj vonohet për në takim: Ermal Mamaqi ‘e turpëron’ publikisht

VIDEO/Albërie Hadërgjonaj vonohet për në takim: Ermal Mamaqi ‘e turpëron’ publikisht

Albërie Hadërgjonaj me siguri do të kishte dashur të mos ishte vonuar në takimin e saj me Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit, e ka ‘turpëruar’ atë publikisht me një video tërësisht me humor.

Në filmimin e publikuar në Instagram nga komediani, ai vetë shihet me një kitarë në dorë dhe në të njëjtën tavolinë me të është Soni i grupit “The Dreams”, i cili konsumon vazhdimisht një tas me kos, këngëtari Gledi Mikerezi që e shoqëron vazhdimisht në këngë si dhe një djalë tjetër që luan me një lugë. “Kam gjithë ditën që po pres, Albërien që në mëngjes…”

Kështu fillon kënga e shkurtër që duket një improvizim i momentit i grupit të djemve, e cila përfundon me një varg disi eksplicit. Videoja ka shkaktuar komente të shumta, përfshirë edhe ato të familjarëve të këngëtares, të cilët kanë bërë humor për faktin që ajo është vonuar për të disatën herë.

Media

Share: