Home KRYESORE Vuçiç replike me Ramën për SHBA, Rama: Kur të vijmë te Moska,...

Vuçiç replike me Ramën për SHBA, Rama: Kur të vijmë te Moska, fol ti!

Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç kanë shkëmbyer batuta ndërsa bisedonin bashkë në Forumin për Sigurinë në Beograd.

Vuçiç foli për akuzat që i bëhen në Serbi se me humbjen e zgjedhjeve nga Angela Merkel në Gjermani, do të humbë edhe mbështetja e tij në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit serb, me te drejte sulmet ndaj tij janë pasojë e dyzimit të Serbisë mes Perëndimit dhe Lindjes.

Ndërkohë duket ka ndërhyrë Edi Rama që ka thënë se zgjedhjet në Gjermani do t’i fitojë Merkel, kurse Trump do të humbë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë një moment që Vuçiç e shfrytëzoi për të bërë ironi: “Ja shikoni, ai e di. Unë nuk e di rezultatin. Ai e di!” tha Vuçiç me ironi për Ramën të cilin disa kohë më parë, me ironi apo seriozisht nuk dihet, e quante “lider botëror”.

“Kur të vijmë të Moska, fol ti” ishte përgjigjia inteligjente e Ramës, që gjeti rastin për të ironizuar “dy dashuritë” e Beogradit.

Share: