Home KRYESORE Zenel Hoxha shprehet me superlativa per ministrin Panariti

Zenel Hoxha shprehet me superlativa per ministrin Panariti

Zenel Hoxha, president i Dhomes Britanike te Tregetise ot pati nje takim me Ministrin e Bujqesisë Prof. Dr. Edmond Panariti, me te cilin biseduam per nje bashkepunim me te ngushte te Ministrise se Bujqesise me Dhomen Britanike ne Shqiperi.

Pas takimit Hoxha vleresoi punen e ministrit Panariti duke lene kete deklarate per shtyp:

“Profesor Panariti ka shkelqyer ne te gjithe hapat e jetes,qe kur nisi shkollimin deri ne marrjen e titullit Profesor pas demonstrimit shkencor te studimeve te tije ne te gjitha platformat nderkombtare.

Kontributi i tij ne politike eshte nje vlere e shtuar per ate ai çka perfaqëson ne emer te Shqiperise, si Minister i Jashtem ne vitet 2012 -2013 ai perfaqesoj vendin e tij me dinjitet dhe ne nivele superiore para çdo homologu nga te gjitha vendet ku ai pati rastin te vizitoje, takojë.

Ai shpalosi ndjenjat e tijë te thella patriotike, cilesite e nje intelektuali te kompletuar pa asnje shenje inferioriteti por perkundrazi ne menyre modeste ai beri çdo te huaj te ndjehej natyrshem nje “nxenes”para tij.

Profesor Panariti po udheheq me kompetence, profesionalizem, korrektesi nje nga industrite me te rendesishme te vendit tone ate te Bujqesise, me gjithe kufizimet natyrshme qe ofron ky sektor per shkak te trashegimise historike rrenuese dhe tranzicionit te gjate,

Ministri Panariti po sjell ndryshimin e madh ne bujqesine shqiptare, duke e bere te besueshme para investitoreve, donatoreve te huaj. Ai eshte koshiente per ate qe duhet bere me mire, por qe te ndodh kjo, ky sektor kerkon nje angazhim te gjitheanshem si nga fermeret, administrata shteterore dhe institucionet nderkombtare bankare e financiare.

Me kete rast i uroj edhe ne emerin tuaj shume suksese ne detyren e tije te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise.”

Share: