Home KRYESORE Edi Paloka: PD çdo gjë për të shkuar në zgjedhje pa Ramën,...

Edi Paloka: PD çdo gjë për të shkuar në zgjedhje pa Ramën, bojkoti është opsion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se opozita e ka bërë të qartë se do të bëjë çdo gjë për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër.

Duke folur për gazetën “Mapo”, Paloka theksoi se bojkoti i Parlamentit është një prej opsioneve që mund të gjykohen të nevojshëm për të larguar Ramën nga kreu i Qeverisë përpara se vendi të hyjë në zgjedhjet e 2017-ës.

“PD e ka tashmë të përcaktuar një objektiv; garantimin me çdo mënyrë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kuadër që në qershor, ne paraqitëm dhe dhjetë pika për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Rama u deklarua kundër këtyre ndryshimeve që në fillim, duke vërtetuar se nuk ka asnjë vullnet për realizimin e zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet e Dibrës ishin ato që e mbyllën përfundimisht këtë çështje. Për këtë arsye PD e ka bërë të qartë se do të përdorë të gjithë arsenalin për të shkuar në zgjedhje pa Ramën dhe qeverinë e tij si garancia e parë për zgjedhjet e lira. Në këtë aspekt edhe dalja përundimtare nga Parlamenti është një prej opsioneve dhe mjeteve që mund të gjykohen të nevojshëm…”,- tha Paloka.

Share: