Home KRYESORE I mbaron karburanti në mes të detit, helikopterët në kërkim të shqiptarit

I mbaron karburanti në mes të detit, helikopterët në kërkim të shqiptarit

Një skaf privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, duket se është bllokuar në mes të detit, ose 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit.

Alarmin për policinë kufitare e ka dhënë djali i drejtuesit të skafit Adrian Jahaj. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se Policia kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

Për shkak të kushteve atmosferike operacionin në det e vijon vetëm anija ORIKU, ndërsa është kërkuar ngritja e një helikopteri COUGAR, që aktualisht është pjesë e operacionit të kërkim- shpëtimit. Mësohet se skafi ka ndaluar në grykëderdhjen e Vjosës, pasi i ka mbaruar karburanti.

Share: